Lagard: Pandemia thellësisht do ta ndryshojë ekonominë botërore

Lagard: Pandemia thellësisht do ta ndryshojë ekonominë botërore

Kriza ekonomike, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit “do ta ndryshojë thellësisht” ekonominë botërore, e cila tani më tepër do të jetë e orientuar drejt ekologjisë, dhe numërimit, ndërsa Evropa këto ndryshime do t’ pret në një “pozicion të shkëlqyer”, vlerësoi sot drejtoresha e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Kristin Lagard.

Kjo krizë do të jetë një përshpejtim i transformimeve të cilat tashmë ishin latente në ekonomitë tona”, parashikoi Lagard, e pranishme në një video-konferencë në takimet ekonomike të Eks-an-Sen në Paris.

“Në prodhim, në punë, në tregti, ajo që sapo kemi provuar do të përshpejtojë transformimet dhe ndoshta do të çojë në një evolucion drejt një mënyre më të qëndrueshme dhe të gjelbër të jetës”, shtoi ajo.

Sipas Lagard, tani vlerësohet se kriza duhet të çojë në një tkurrje të zinxhirëve të furnizimit prej rreth 35 për qind dhe një rritje të robotizimit në industri nga rreth 70 në 75 për qind.

”Për më tepër, për shkak të mbylljes që preku shumicën e banorëve të planetit në të njëjtën kohë, tregtia online është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme. Ky zhvillim duhet të përshpejtojë më tej në të ardhmen në dëm të tregtisë më tradicionale”, shtoi Lagard.

”Përballë këtyre transformimeve, Evropa është në një pozitë të shkëlqyer për të ndërmarrë këtë lëvizje”, theksoi ajo.