llovakia fuqishëm e mbështet zgjerimin e BE-së dhe hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, ka thënë ministri sllovak për punë të jashtme Mirosllav Lajçak në takimin me ministren për Mbrojtje, Radmilla Shekerinska në Bratisllavë.
Lajçak ka theksuar se Sllovakia do të bëjë çmos të çojë porosinë se hapja e negociatave me vendin do të ishte veprim strategjik i duhur i BE-së.
Ministri sllovak me ministren Shekerinska i ka ofruar përvojat autentike integruese të vendit përmes ndihmës së ekspertëve në gjitha sferat e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut në BE.
Ministrja Shekerinska është falënderuar për këtë siç tha, “moment të rëndësishëm për shtetin, ku e rëndësisë kyçe është Këshilli evropian të sjell vendim për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut në BE”.
Shekerinska dhe Lajçak kanë pasur takim bilateral gjatë kohës së mbajtjes së Forumit GLOBSEC në Bratisllavë ku është diskutuar për të ardhmen e BE-së dhe NATO-s.