Alsat 2019-06-19T11:05:30+02:00
Shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak dhe kryesues aktual i OSBE-së në konferencë për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, tha se Marrëveshja e Prespës ka qenë akti më heroik që ka bërë ky vend deri më tani. Ai tha se ndodhet këtu për t’i siguruar Maqedonisë së Veriut, se Sllovakia është një vend mik dhe se do të mbështesë fuqishëm Maqedoninë e Veriut në integrimet euroatalantike dhe se shumë shpejt vendi i tij do të ratifikojë Protokollin për në NATO. Ai shtoi se ndodhet në Maqedoninë e Veriut për të përgëzuar politikanë e këtushëm për çfarë kanë bërë deri më tani dhe për t’i inkurajuar për të vazhduar edhe më tutje reformat. Në fund ai apeloi që BE-ja të hap sa më shpejt negociatat me vendin tonë dhe këtë ai e shpreson të ndodhë edhe më herët se muaji tetor, ashtu siç u premtua gjatë ditës së djeshme nga eurokomisari për zgjerim Johane Hahn.
Loading…