Lajm fenomenal për Ajaxin para ndeshjes me Juventusin

Lajm fenomenal për Ajaxin para ndeshjes me Juventusin

Ajax ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes kthyese ndaj Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në mes të Ajaxit dhe Juventusit kishte përfunduar 1 me 1, ndërsa nesër (e marte), do të mësohet se kush do të kalojë në gjysmëfinale.

Skuadra holandeze ka marrë një lajm fantastik, pasi Frenkie de Jong është stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës, përcjell lajmi.net.

Mesfushori holandez kishte vuajtur nga një lëndim i vogël në gju, por ai duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit.

De Jong me shumë gjasë do të startojë ndaj ‘Zonjës së Vjetër’, duke i dhënë një motiv shtesë skuadrës së tij. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS