Lajm i keq për familjen e Zidanes

Lajm i keq për familjen e Zidanes

Zinedine Zidane duket se ka marrë një vendim befasues nga djali i tij, Luca rreth të ardhmes së tij me Realin.

Portieri i Real Madrid, Luca Zidane është i vendosur të largohet nga klubi në fund të sezonit për t’u transferuar te klubi i ligës së dytë franceze Clermont Foot, sipas Football Espana.

Raportimet thonë se klubi francez, që gjendet në vendin e 10-të në tabelë, do nënshkruajë me djalin e trajnerit të Realit në fund të sezonit.

20-vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje në La Liga këtë sezon, përfshirë fitoren 3-2 ndaj Huescas në fund të muajit mars, dhe ka regjistruar 26 paraqitje për Real Madrid B, përcjell lajmi.net.

‘’Luca është një portieri i mrekullueshëm dhe meriton mundësi’’, kishte thënë ish-portierit i Realit, Kiko Casilla në një intervistë më herët.

Përveç Luca-s, edhe një anëtar tjetër i familjes Zidane është i larguar nga ‘Los Blancos’. Bëhet fjalë për Enzo Zidane, i cili është i huazuar te Rayo Majadahonda, ekip që bën gara në ligën e dytë spanjolle. /Lajmi.net/

TAGS