Lajm i keq për Inter – dëmtohet rënd Alexis Sanchez

Lajm i keq për Inter – dëmtohet rënd Alexis Sanchez
15:39 | 13 Tetor 2019

Alexis Sanchez ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Lojtari ofensivë i skuadrës së Inter, Alexis Sanchez, ka pësuar një lëndim mjaft të rëndë gjatë paraqitjes me kombëtaren e Kilit.

Lojtari i huazuar nga Man Utd tek Inter mund të ketë mbyllur sezonin qysh tani, edhe pse akoma nuk janë bërë ekzaminimet për lëndimin.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Alexis mund të ketë dëmtuar ligamentet e gjurit, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të bëjë ekzaminime më të avancuara kur do të kthehet në Milano, pas grumbullimit me kombëtaren.

30 vjeçari ka bërë vetëm katër paraqitje me fanellën e Inter, ku ka shënuar një gol. /Lajmi.net/

TAGS