Lajm i keq për Juventus, Chiellini pëson dëmtim serioz në gju

Lajm i keq për Juventus, Chiellini pëson dëmtim serioz në gju
21:30 | 30 Gusht 2019

Qendër mbrojtësi i Juventus, Giorgio Chiellini, ka pësuar një dëmtim serioz në gju.

Juventus ka pranuar një lajm të hidhur sot, pasi kapiteni i skuadrës, Giorgio Chiellini, është diagnostikuar me ligamente të dëmtuara në gjurin e djathtë.

‘Biankoneri’ kanë njoftuar për këto të reja gjatë kësaj mbrëmje, pas seancës stërvitore, transmeton lajmi.net.

Më shumë detaje rreth gjendjes së lojtarit do të bëhen të ditura pas operacionit, por ky lloj i dëmtimi merr zakonisht rreth tre deri në gjashtë muaj.

Kjo do të jetë një goditje e rëndë për kampionët në fuqi, para sfidës së tyre kundër Napolit. /Lajmi.net/

TAGS