Lajm I mirë: tani mund ta mposhtni diabetin pa hequr dorë nga pastat

Lajm I mirë: tani mund ta mposhtni diabetin pa hequr dorë nga pastat

Në  prill të këtij viti, një grup ekspertësh dolën me një raport sipas së cilit, njerëzit që vuajnë nga tipi 2 I diabetit, nuk duhet të konsumojnë pasta dhe në përgjithësi karbohidrate. Vakti I tyre duhet të jetë I përbërë vetëm nga perime, dhe proteina të shëndetshme, shkruan dailymail, transmeton Gazeta Express

Sidoqoftë, një studim I bërë kohëve të fundit ka rezultuar se nuk është ushqimi ai që shkakton diabetin, është sasia e ushqimit që mund të shkaktojë dhe ta përkeqësoje  këtë sëmundje.  “evidencat shkencore kanë treguar se shkaku kyesor I sëmundjes së diabetit është obeziteti, I cili bënë akumulimin e yndyrës në organet e shëndetshme dhe shkakton diabetin”.  “Shmangia e përdorimit të disa ushqimeve ka shumë pak ndikim. Ajo çfarë ka rëndësi është pesha”. Tha dr. lean, autor I studimit.

Sipas këtij studimi, konsumimi I ushqimeve të shëndetshme nuk ka rëndësi, përderisa jeni në mbipeshë.  Sipas studiuesve, idea e konsumimit të ulët të karbohidrateve, në mënyrë që të parandalohet diabeti është vetëm mit. Ky mit ka ardhur për arsye se karbohidratet rrisin sasinë e insulinës në trup.

Në përgjithësi, mesazhi I këtij studimi është, që njerëzit të fokusohen në sasinë e ushqimit që konsumojnë në vend të llojit të ushqimit. .

TAGS