Lajm shumë i keq për Barcelonën para ndeshjes me Liverpoolin

Lajm shumë i keq për Barcelonën para ndeshjes me Liverpoolin

Sulmuesi Roberto Firmino është rikthyer në stërvitje për Liverpoolin.

Roberto Firmino është rikthyer në stërvitje për Liverpoolin para ballafaqimit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.

Sulmuesi brazilian frikësohej se kishte përfunduar sezonin për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës.

Mirëpo, Firmino është parë sot në hapje të stërvitjes në Melwood, raportojnë mediat angleze, përcjell lajmi.net.

Rikthimi i tij është lajm i keq për Barcelonën meqë Firmino është një element kryesor në sulmin e “Reds” së bashku me Sadio Mane dhe Mohamed Salah. /Lajmi.net/

TAGS