Lajm tragjik: Mediat raportojnë për vdekjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant

Lajm tragjik: Mediat raportojnë për vdekjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant

Ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur në një aksident me helikopter.

Sipas TMZ, Bryant ka vdekur në një aksident me helikopter, së bashku me katër persona të tjerë që ishin në bord.

Ende është nën hetime shkaku i aksidentit.

Bryant ishte ylli i Los Angeles Lakers për shumë vite me radhë. Përveç që ka fituar katër herë titullin e NBA me këtë ekip, ai po ashtu është zgjedhur disa herë MVP dhe është koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA’së./Express/