Lajmërohet Casillas, tregon gjendjen e tij dhe ka një mesazh për të gjithë

Lajmërohet Casillas, tregon gjendjen e tij dhe ka një mesazh për të gjithë

Iker Casillas është lajmëruar për herë të parë pas sulmit në zemër të përjetuar ditën e mërkurë.

Portieri legjendar ka pësuar një sulm në zemër, por për fatin e mirë të tij, gjithçka tani është e kaluar.

38 vjeçari, pas mbështetjes së madhe dhe urimeve të shumta nga kolegët dhe skuadrat e futbollit, ka zgjedhur rrjetet sociale për të treguar gjendjen e tij, dhe për të falënderuar të gjithë.

“Gjithçka u kontrollua këtu, një frikë e madhe, por me forcat e paprekura”, ka shkruar Casillas, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ju faleminderit shumë për mesazhet dhe dashurinë e treguar”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS