LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria Speciale hap gjashtë lëndë të reja, të dyshuar Nikolla Gruevski, Bujar Osmani, Stavrevski…

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria Speciale hap gjashtë lëndë të reja, të dyshuar Nikolla Gruevski, Bujar Osmani, Stavrevski…

Prokuroria Speciale Publike ka hapur gjashtë lëndë të reja, të cilët dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme.

Në këto hetime, siç kanë njoftuar nga PSP, bëhet fjalë për dyshime se është shkaktuar dëm në buxhetin e Maqedonisë në vlerë prej 80 milionë euro.

Sipas PSP-së rastet e reja që janë hapur janë “Dhurata”, “Propaganda”, “Dizajn”, “Harmonia”, “Stacionet bazë” dhe “Pacienti”.

Sipas PSP të dyshuar në këto raste janë Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Zoran Stavreski, Zharko Llukovski, Bujar Osmani, Kirill Bozhinovski dhe të tjerë.