LAJMI I FUNDIT/ TV21- policia sekuestron 1.3 tonë kokainë në Krushopek të Sarajit

LAJMI I FUNDIT/ TV21- policia sekuestron 1.3 tonë kokainë në Krushopek të Sarajit

Sipas informacioneve që i posedon TV21 në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit është duke u realizuar një aksion policorë në të cilin po kërkohet kokainë. Kokaina në tërësi peshon 1.3 tonë por ende nuk dihet zyrtarisht sasia e cila ka përfunduar në fshatin Krushopek, raporton TV21.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek.