LAJMI I FUNDIT: Zidane largohet nga stërvitja e Realit, niset për Madrid

LAJMI I FUNDIT: Zidane largohet nga stërvitja e Realit, niset për Madrid
17:13 | 12 Korrik 2019

Zinedine Zidane është detyruar të largohet nga qendra e stërvitjeve të Real Madridit në Kanada, për t’u nisur për në Madrid.

Real Madrid ka mbetur pa trajnerin Zinedine Zidane në ditën e katërt të stërvitjeve për sezonin e ri.

Në faqen zyrtare të klubit bëhet e ditur se trajneri francez është nisur për në Madrid, për arsye personale.

Skuadra e Real Madridit sot po hynte në ditën e katërt të stërvitjeve, pas stacionimit në Montreal.

Tani skuadra do të mbetet nën urdhrat e ndihmës trajnerit, deri në rikthimin e Zidanes./Lajmi.net/

TAGS