Lakers të pandalshëm, ‘Mbreti’ James shkëlqen përsëri

Lakers të pandalshëm, ‘Mbreti’ James shkëlqen përsëri
11:01 | 16 Dhjetor 2019

Los Angeles e ka vazhduar formën fantastike nëpër të cilën po kalon, duke mposhtur 101:96 Atlanta Hawks.

Lakers tani në 27 ndeshje të luajtura numërojnë 24 fitore dhe tre humbje, duke udhëhequr Konferencën e Perëndimit.

Këtë ndeshje vazhdoi shkëlqimi i të jashtëzakonshmit LeBron James, i cili inspiroi ekipin drejt fitores, shkruan lajmi.net.

34-vjeçari realizoi 32 pikë, 13 kërcime dhe shtatë asiste – i ndihmuar nga Anthony Davis me 27 pikë e 13 kërcime.

Te Hawks, paraqitje të mirë pati Trae Young i cili realizoi 30 pikë dhe shtatë asistime. /Lajmi.net/ 

[embedded content]

TAGS