Lam kërkon falje për projektligjin e ekstradimit, pranon se është e pamundur të kalojë

Lam kërkon falje për projektligjin e ekstradimit, pranon se është e pamundur të kalojë

Carrie Lam ka kërkuar falje për projektligjin e ekstradimit.

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam ka kërkuar falje për një projektligj të ekstradimit që shkaktoi protesta masive, duke pranuar se tani është “e pamundur” që do të kalojë, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Miliona njerëz kanë dalë në rrugë kundër propozimeve, të cilat do të lejonin ekstradimin në Kinën kontinentale.

Protestuesit kanë bërë thirrje për tërheqjen e projektligjit dhe për Lam që të japë dorëheqjen.

Fjalimi i saj nuk premtoi, por ajo tha se projektligji nuk do të ringjallej derisa t’i adresoheshin frikave të njerëzve.

Hong Kong ka qenë pjesë e Kinës që nga viti 1997 nën parimin “një shtet, dy sisteme”, i cili i lejon asaj liritë që nuk shihen në territorin e Kinës.

Kritikët thonë se legjislacioni do t’i ekspozonte njerëzit në Hong Kong për sistemin e drejtësisë së krishterë me të meta të Kinës dhe do të çonte në erozion të mëtejshëm të pavarësisë gjyqësore të qytetit. /Lajmi.net/