Lampard: Kepa nuk e luajti ndeshjen e tij të fundit për Çellsin

Lampard: Kepa nuk e luajti ndeshjen e tij të fundit për Çellsin

Londër, 28 shtator 2020 (MEDIAL) – Menaxheri i Çellsit, Frank Lampard ka mbrojtur Kepa Arisabalagan nga kritikat, për të cilat ai tha se ishin të padrejta.

Ish lojtari i londinezve e la spanjollin në stol në ndeshjen e së shtunës kundër Uest Bromviç, ndërsa një ditë më parë finalizoi transferimin e portierit të Ren, Eduard Mendi.

Kepa bëri gabime mjaft serioze në dy ndeshjet e para të Premier Ligës dhe u zëvendësua nga Uili Kaballero.

“Definitivisht nuk do të them se ai luajti ndeshjen e tij të fundit për Çellsin. Mendoj se ishte periudhë e vështirë. Unë e di atë dhe ai e di atë. Sidoqoftë, sigurisht që nuk duhet të nxjerrim konkluzione. Përveç kësaj, ne duhet të kuptojmë se Kepa është djalë i ri. Mendoj se ishte pak e padrejtë që vëmendja ishte përqendruar tek ai. Duhet ta mbroj atë sepse e di që ai është djalë i mirë, ai luan me profesionalizëm absolut dhe përpiqet të bëjë më të mirën që mundet”, tha Lampard. bs/bsh/