Lampard thotë se është e pamundur të zëvendësohet Hazard

Lampard thotë se është e pamundur të zëvendësohet Hazard
11:31 | 14 Gusht 2019

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard beson se është shumë e pamundur të zëvendësohet Eden Hazard, me dikë tjetër me cilësi të tilla individuale.

Hazard ka qenë pjesë e Chelsea për shtatë sezone, ndërsa këtë verë për 100 milionë euro iu bashkua Real Madridit.

Reprezentuesi belg ka qenë i përfshirë direkt në 31 gola në Premierligë te Chelsea në sezonin 2018/2019, duke shënuar 16 herë, e duke bërë 15 asistime.

“Unë kam qenë një tifoz i madh i Eden Hazard si tifoz i Chelsea, kam luajtur me të”, ka deklaruar Lampard, përcjell lajmi.net.

“Për mua, qartë është një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror dhe sezonin e kaluar, por jo vetëm sezonin e kaluar, por në kohën e tij te Chelsea ai ishte lojtari më produktiv në ekip”.

“Ju nuk mund ta zëvendësoni atë individualisht, unë mendoj se është e pamundur për shkak të nivelit të lartë që ai është tani në karrierën e tij”./Lajmi.net/

TAGS