Lampard tregon se sa gjatë do qëndroj te Chelsea

Lampard tregon se sa gjatë do qëndroj te Chelsea
19:19 | 17 Gusht 2019

Frank Lampard, pas dy ndeshjeve zyrtare si trajner i Chelseat, ka pranuar se përformancat dhe rezultatet do të përcaktojnë se sa kohë do qëndroj ai te ‘Blutë’.

Legjenda e Chelseat është rikthyer në një mjedis të njohur në rrethana të vështira.

Lampard ka vetëm një vit përvojë me Derbyn si trajner, por tani ka marrë një sfidë të vështirë në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Lampard foli për Sky Sports gjatë ditës së sotme dhe ndër të tjera u shpreh: “Performancat dhe rezultatet do të përcaktojnë se sa kohë jam këtu”

“Është shumë e lehtë të jesh negativ pas humbjes 4-0 por ka pasur shumë shenja të mira gjatë ndeshjes kundër Manchester United”.

”Sa i përket performancës kundër Liverpoolit, unë mendoj se ne ishim skuadra më e mirë kundër një prej skuadrave më të mira në botë dhe ndoshta merituam të fitonim në përgjithësi. Kjo është diçka për të cilën duhet të krenohemi”, deklaroi ai. /Lajmi.net/ 

TAGS