Lanzini rinovon kontratën me West Ham

Lanzini rinovon kontratën me West Ham
18:30 | 30 Gusht 2019

West Ham United ka dhënë një lajm mjaft të gëzueshëm për tifozët e skuadrës.

Ylli argjentinas që luan me këtë skuadër, Manuel Lanzini, ka vendosur që të rinovojë kontratën e tij.

Faqja zyrtare e kësaj skuadre njofton se Lanzini ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare, transmeton lajmi.net.

Lanzini do të fitojë rreth 100 mijë funte në javë falë kësaj kontrate të re.

Lojtari ka vuajtur nga disa lëndime vitin e kaluar, duke bërë që të humbte edhe Kupën e Botës. /Lajmi.net/

TAGS