Lapidar Lladrovci: Duam fitore në Podujevë

Lapidar Lladrovci: Duam fitore në Podujevë

Xhiroja e 19-të e Superligës në futbollin kosovar do ta sjellë derbin ndërmjet Llapit dhe Feronikelit.

Kjo do të jetë një përballje mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet, të cilat nuk guxojnë të gabojnë.

Ekipi fitues do të mbetet në garë për titull të kampionit, kurse humbësi mund të mbetet jashtë garë.

Takimin në fjalë e ka komentuar edhe kapiteni i Feronikelit, mbrojtësi Lapidar Lladrovci.

“Na pret një ndeshje e vështirë në Podujevë. Të dyja ekipet kemi lënë shumë pikë në kampionat, andaj fitorja është e domosdoshme për të dyja skuadrat që të qëndrojmë në garë për dy vendet e para, të cilat dërgojnë në Evropë. Llapi luan hapur dhe pres një sfidë me shumë aksione dhe futboll të bukur për shikuesit”, ka thënë para ndeshjes Lapidar Lladrovci.

Momentalisht Llapi ndodhet e gjata me 25 pikë, kurse Feronikeli zë pozitën e pestë me 28 sosh.

MEDIAL.mk