Laporte udhëton drejt Barcelonës

Laporte udhëton drejt Barcelonës

22:14 |

Aymeric Laporte ka udhëtuar sot drejt qytetit të Barcelonës.

Qendër mbrojtësi francez ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes Manchester City – Brighton, duke humbur kështu edhe grumbullimin me kombëtaren e Francës.

Laporte pritet të mungojë për një kohë të gjatë, pasi ai ka pësuar një dëmtim në gju.

Sot, lojtari ka udhëtuar drejt Barcelonës, për të vizituar një specialist të gjurit, përcjell lajmi.net.

Laporte aktualisht është në Kataluni, ku do të takohet me Dr Ramon Cugat, i cili më parë ka trajtuar edhe lojtarë si Ilkay Gundogan, Kevin de Bruyne e Benjamin Mendy.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e lojtarit dhe sa do t’i mungojë ai skuadrës së tij. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

22:14 |

TAGS