Laptopi i eksplodoi papritmas, derisa ishte duke e përdorur në mënyrë normale

Laptopi i eksplodoi papritmas, derisa ishte duke e përdorur në mënyrë normale

Eksplodimi i pajisjeve të ndryshme, nuk është ndonjë fenomen, mirëpo pamjet e momentit menjëherë pas shpërthimit të një laptopi, që janë shpërndarë në Reddit edhe Twitter, tregojnë se sa e frikshme është kjo gjë.

Ishte përdoruesi i njohur vetëm si White Panda, që pretendon se ishte duke e përdorur në mënyrë normale një MacBook Pro, që pësoi një eksplodim të papritur, transmeton Telegrafi.

Filmimi i bërë pak momente më vonë, tregon tymin e dendur që pamundëson të shihet çfarë po ndodhë, si dhe shenjat e djegies që kanë mbetur në dysheme. Megjithëse eksplodoi, laptopi vazhdoi të digjej dhe pronari nuk mund ta ndalonte për afro dy minuta.

Në një postim në Twitter, është thënë se askush nuk u lëndua derisa MacBook Pro është dërguar në një pikë të shitjes ku do t’i bëhet kontrollet e nevojshme.

TAGS