“Largimi i Ramos nga Reali nuk ka të bëjë me futbollin”

“Largimi i Ramos nga Reali nuk ka të bëjë me futbollin”

13:02 |

Sergio Ramos nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid për arsye të futbollit.

Sipas ‘El Confidencial’ pretendon se di arsyet e largimit të mundshëm të Sergio Ramos nga Real Madrid këtë verë.

Mbrojtësi spanjoll kalimin në Kinë do ta bëjë pa dëshirën e tij, por e sheh të pashmangshme shkaku i humbjeve të mëdha në biznesin e tij.

I ngjajshëm

Ramos raportohet se ka marrë një kredi të madhe për disa investime, dhe gjitha planet e tij kanë dështuar.

Humbjet e mëdha të shkaktuara në biznesin e tij, Ramos nuk mund t’i kompensojë me pagën prej 12 milionë euro te Real Madrid.

Transferimi i mundshëm në Kinë, do t’ia sillte deri në 25 milionë euro në vit, që do të ishin të mjaftueshme për të rikuperuar humbjet./Lajmi.net/

[embedded content]

autor: Lajmi.net

13:12 |

TAGS