Largohet nga Barcelona, fotografohet me fanellën e ekipit të ri

Largohet nga Barcelona, fotografohet me fanellën e ekipit të ri
15:16 | 25 Qershor 2019

Portieri Jasper Cillessen është duke finalizuar largimin nga Barcelona.

Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen është duke i kaluar ditët e fundit me ekipin kampion të La Ligës.

Mediat spanjolle raportojnë se portieri holandez tashmë i është nënshtruar testeve mjekësore te rivali Valencia, transmeton lajmi.net.

Cillessen madje është fotografuar me uniformën sportive të Valencias.

Ai ka vendosur të largohet nga Barcelona ku nuk zinte vend në formacionin bazë të trajnerit Ernesto Valverde.

Nga shitja e tij, Barcelona pritet ta financojë blerjen e një portieri të ri. /Lajmi.net/

TAGS