Largohet Ranieri, Roma po e transferon super trajnerin

Largohet Ranieri, Roma po e transferon super trajnerin

Maurizio Sarri pritet të largohet nga Chelsea me të përfunduar ky sezon.

Maurizio Sarri ka dështuar të tregojë më të mirën nga vetja te Chelsea, andaj këta të fundit e duan një trajner të ri.

Skuadra londineze do ta shkarkojë trajnerin italian në fund të sezonit, gjersa ai nuk do të mbetet për shumë gjatë pa punë, përcjell lajmi.net nga Corriere dello Sport.

Roma po mendon ta ndërpres bashkëpunimin me Claudio Ranierin, duke tentuar ta transferojë Maurizio Sarrin.

Drejtori i skuadrës italiane, Franco Baldini, është duke tentuar që ta mbyll marrëveshjen në muajin qershor, në mënyrë që Sarri ta merr drejtimin e skuadrës para ndeshjeve parasezonale. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS