Largoni njollat nga rrobat me këtë lëng ‘magjik’

Largoni njollat nga rrobat me këtë lëng ‘magjik’

Shumica e njerëzve e urrejnë pastrimin e rrobave. Mund të jetë i mërzitshëm, rraskapitës dhe disa njolla thjesht nuk largohen. Është shumë e vështirë për të gjetur një detergjent të mirë që nuk kushton dhe bën mrekulli me rrobat. Por, mjaft shpenzuat para me to. Ka një përbërës që përveçse kushton shumë pak, i bën rrobat tuaj të bardha dhe iu jep aromë freskie, si pranvera.

Ja arsyet e mëdha pse duhet të përdorni uthull në larjen e rrobave

1. Hidhni një gjysmë gotë me uthull të bardhë në rrobat tuaja para se t’i vendosni në lavatriçe. Uthulla e bardhë rrit fuqinë e detergjentit të rrobave, mbron ngjyrën e rrobave tuaja dhe zvogëlon çdo mbetje detergjenti pas larjes.
2. Ju mund të përdorni edhe pak uthull në vend të zbutësit të rrobave. Hidheni atë në ndarjen e caktuar të makinës larëse. Ajo siguron të njëjtin efekt si zbutësi. I vetmi ndryshim është se se nuk dëmton mjedisin dhe zbut rrobat.
3. Acidi që gjendet te uthulla e bardhë largon njollat e deodorantit dhe djersën nga rrobat tuaja të bardha.
4. Detergjentët në formë pluhuri lënë mbetje në rroba pas larjes dhe lëkura juaj e ndjeshme mund të acarohet. Shtoni gjysmë gotë me uthull të bardhë te rrobat tuaja për ta parandaluar këtë.
5. Besojeni apo jo, por uthulla e bardhë neutralizon erëra të pakëndshme si tymi.

TAGS