Lazio fiton Kupën e Italisë

Lazio fiton Kupën e Italisë
22:40 | 15 Maj 2019

Lazio e ka fituar Kupën e Italisë, duke e mposhtur në finale Atalantën me rezultat 2:0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Olimpico’ në Romë, u përcoll me një ritëm të lartë dhe me shumë raste shënimi, por u desh të pritej fundi i ndeshjes, për të ardhur golat.

Sergej Milinkovic-Savic në minutën e 82’ shënoi me kokë për epërsinë 1:0 të Lazios.

Në minutën e 90’, Lazio shënoi edhe golin e dytë pas një kundërsulmi, me anë të Joaquin Correa.

Ky është titulli i shtatë i Kupës së Italisë për Lazion./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS