LD: Ivanov të jap dorëheqje, Ali Ahmeti t`i bojkotoje zgjedhjet, Velanoski të thërras seancë

Kërkojmë që Gjorgje Ivanov, ta tërheq vendimin për falje dhe të jap dorëheqje, Ali Ahmeti të mos marre pjesë në zgjedhje, Trajko Velanoski, të thërras një seancë në Parlament për ta suspenduar vendimin për shpërbërjen, thuhet në njoftimin e Lidhjes Demokratike.

Lidhja Demokratike vlerëson se me Vendimin për falje, Gjorgje Ivanov e rrënoi rendin juridik dhe nxiti pakënaqësi të madhe dhe kaos në shtet.

“Është e mundshme që situata të dal nga kontrolli, për këtë arsye kërkojmë sjellje të kontrolluar, të mençur dhe të përgjegjshme shtetërore.

Kërkojmë që Gjorgje Ivanov ta tërheq vendimin për falje dhe të jap dorëheqje, Ali Ahmeti të bojkotoje pjesëmarrjen e BDI-së në zgjedhje, Trajko Velanoski të thirr një seancë parlamentare ku do të suspendohet vendimi për shpërbërjen e Parlamentit.”, thuhet në njoftimin e LD-së.