LDK duke refuzuar VV-në dëshmoi se kandidati i saj i vërtetë është Lutfi Haziri

LDK duke refuzuar VV-në dëshmoi se kandidati i saj i vërtetë është Lutfi Haziri

Shkruan: Xhevdet Pozhari

PDK ka lënë gjurmë të thella në LDK, e cila pati rastin ideal sot t’i bind të gjithë se sa seriozisht i ka “vijat e kuqe”. Por, kjo parti zgjodhi që të rrugëtojë e “vetme” në këto zgjedhje duke shpresuar se fasada e saj e përkohshme do të shërbejë si mbulesë për bashkëfajësinë në të kaluarën. Në emër gjoja të bashkëpunimit, LDK shpreson se do të përfitojë edhe nga heshtja e VV’së për të kaluarën e saj, siç përfitoi nga pastërtia politike e Albin Kurtit deri më tani.

Por, ndoshta kështu është më mirë edhe për Vetëvendosjen e cila në kohë fushate nuk ka nevojë të bartë hipotekat e kësaj partie që sot dëshmoi se kandidati i vërtetë i tyre, nën hije, është Lutfi Haziri.

Ndërsa mendësia “haziriane” e ka dëshmuar deri më tani se sa pragmatike din të jetë, “në emër të proceseve”!

Vetëvendosje shprehi vullnetin për bashkëpunim, tejkaloi vetveten. LDK shprehi veç gadishmërinë me qeverisë – pavarësisht me kënd, siç ka vepruar në vazhdimësi deri më tani. Pra, e gatshme si përherë të thirret në “vijat e portokallta” të cilat në kohë fushate i quan “të kuqe”.

Nëse mendojnë se me një “vjosë” do të arrijnë t’i shpërlajnë mëkatet, atëherë gabojnë rëndë. Nuk janë të paktë ata që e dinë se ajo është veç një maskë e përkohshme, deri në episodin e radhës.

Ndërsa Albini është vazhdimësi, siç janë edhe parimet e tij ndër vite, e mbi të gjitha pastërtia morale politike.

LDK vetëm bëri “bllof” dhe përfitoi pak çaste në kurriz të vullnetit të mirë të VV-së.