“Le Temp”: Ballkani në Trieste fitoi vetëm një zonë të përbashkët ekonomike

Liderët e Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë dhe Kosovës u takuan në niveli më të lartë në Trieste, por nuk morën asnjë rekomandim të fuqishëm nga BE-ja për vazhdimin e procesit të zgjerimit të Unionit drejt Evropës Juglindore, por u larguan nga Italia vetëm me premtim për krijimin e “një zone rajonale ekonomike”, vlerësoi gazeta ditore zvicerane “Le Temp” në pasqyrën e Samitit të Triestes.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, gazeta e Gjenevës thekson se pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, liderët e gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor u takuan në Trieste në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ky proces u promovua në vitin 2014 nga ana e kancelares gjermane Angela Merkel, me qëllim që ta plotësojë zbrazëtirën që u bë me paralajmërimin e kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan – Klod Junker për anulimin e zgjerimit të BE-së. Në këtë kontekst, liderët e rajonit dëshironin që të dinin nëse pikëpamjet për zgjerimin janë ende reale dhe në një kuadër kohore, por siç duket u largua nga Samit të zhgënjyer, vlerëson gazeta.

Sipas “Le temp”, në vend të një mesazhi të fuqishëm politik, vendimi i vetëm konkret që doli nga Samiti në Trieste është paralajmërimi për promovimin e “zonës rajonale ekonomike”, një lloj i kopjes miniaturë në tregun e përbashkët evropian.

Projekti u paralajmërua në forumin ekonomik, që u mbajt paralelisht në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive, por kjo aspak nuk krijoi entuziazmin e duhur. Në kundërshtim të kësaj, vendet në rajon nuk e fshehin frikën e tyre se ky mini-treg është zëvendësim për procesin e integrimit real, duke i mbajtur akoma gjatë para portave të Unionit, konsideron gazeta zvicerane.