LeBron James largohet duke qarë nga aeroplani i LA Lakers pasi mëson vdekjen e Kobe Bryant

Afërsia e Kobe Bryant dhe LeBron James ka bërë që ky i fundit ta përjetojë rëndë humbjen e legjendës së NBA.

Kobe Bryant vdiq sot në një aksident me helikopter, ku në bord ishin edhe katër persona të tjerë – përfshirë edhe vajzën e tij Gianna 13-vjeçare.

E basketbollisti që dje e kaloi në renditje për koshashënuesin më të mirë, LeBron James është prekur mjaft nga humbja e mikut të tij.

Ai është parë duke u larguar nga aeroplani i skuadrës së LA Lakers duke qarë.

MEDIAL.mk