Ledri Vula dasmë verën e ardhshme me Sara Hoxhën

Ledri Vula dasmë verën e ardhshme me Sara Hoxhën

Si ia doli bukuroshja të bëjë për vete reperin e mikluar nga femrat – Rreth tre vite më parë u bë publike lidhja e reperit të mirënjohur me vajzën, e cila ishte larg qendrës së mediave. Flasim për Ledrin dhe Sara Hoxhën, vajzën që i rrëmbeu zemrën këngëtarit e që nga ajo ditë çifti duken të pandarë. Pas ndarjes nga vajza e ish-kryeprokurorit Adela Sollaku, Ledri nisi lidhjen me vajzën, e cila jetonte në Bremen të Gjermanisë. Ajo që dukej si një ndër flirtet e shumtë të tij, u shndërrua shumë shpejt në një lidhje serioze. Ndryshe nga të dashurat e mëparshme, Sara shumë shpejt bëri që e gjithë vëmendja të ishte për të. Madje ajo ia doli që të krijonte një marrëdhënie të mirë edhe me prindërit e Ledrit. Vetë mamaja e këngëtarit ka folur me superlative për të dashurën e djalit, madje duke zbuluar edhe planet e së ardhmes. Xheraldina u shpreh se me përfundimin e karantinës, me shumë shpresa, në familjen Vula do të ketë dasmë. Gjithashtu, e ëma e Ledrit u shpreh se më shumë nga të gjithë, është Agroni ai që dëshiron një organizim të tillë për të birin. ‘Sara është një vajzë shumë fisnike. Shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e Sarës. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri qëndron me ne një ose dy orë, ndërsa Sara rri me ne më gjatë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjarë. Me kismet pas karantinës do të kemi dasmë!”, tha Xheraldina Vula, e ëma e këngëtarit. E duket se pas tre vitesh, dyshja tashmë ka nisur përgatitjet për dasmën. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, çifti po mendon të celebrojë dashurinë e tyre vitin e ardhshëm në Kosovë. E natyrisht që duke folur për një personazh si Ledri, dihet tanimë që dasma do të jetë madhështore dhe me shumë të ftuar VIP. Por si ia doli Sara të marrosi “djalin pis” të showbizzit. Ndryshe nga partneret e tij, ajo Sara ka vendosur që ta shoqërojë këngëtarin në çdo koncert të tijin, në çdo xhirim, madje edhe në ceremonitë ku ai merrte pjesë. Vetëm pak ditë më parë pamë sesi Sara ishte prezente edhe gjatë klipit të fundit që ai po xhiron me Lumi B dhe Dafina Zeqirin. Sara duket se nuk është bërë mikeshë vetëm me partneret e miqve të tij, por edhe me ish-të dashurën e Ledrit. Në një foto së bashku ato treguan se marrëdhënia mes të dyjave është shumë e mirë. Ishin pikërisht fotot dhe videot nga vendet e përbashkëta që zbuluan këtë çift, duke qenë se shfaqeshin në çdo vend në shoqërinë e njëri-tjetrit. Qëkur e bënë publike këtë histori, të dy nuk i kursejnë postimet dhe fotot së bashku. Ditën e djeshme Sara ka festuar ditëlindjen, ku nuk kanë munguar as fjalët e ëmbla të reperit.  Me një foto të kapur dorë për dore duke vrapur ne bregdet, Ledri shkruan: “E rujm njoni-tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu veç na dy me ni ishull. Gëzuar ditëlindjen”, që janë edhe vargjet e këngës kushtuar Sarës, “Trëndafil i zi”. Mesa duket pandemia e koronavirusit ka bërë që dyshja ti shtyjë pak planet e dasmës, por dyshja ka nisur tashmë të organizojë edhe detajet e para nga ceremonia.



TAGS