Legjenda e Barcelonës: Neymar nuk do të transferohet te Real Madrid

Legjenda e Barcelonës: Neymar nuk do të transferohet te Real Madrid

13:51 |

Ish ylli i Barcelonës, Rivaldo mendon se Neymar nuk do të transferohet te Real Madrid, sepse ai beson se bashkatdhetarit të tij po i pëlqen një rikthim në Katalonjë.

Neymar duket i vendosur për t’u rikthyer te Barcelona këtë verë, me gjigantët spanjollë të sigurt se mund t’i japin fundit kësaj drame duke përmbyllur sa më shpejtë këtë transferim.

Dhe, përkundër interesimit nga Real Madrid, që po kërkon të ndërhyjë në këto bisedime, Rivaldo nuk beson se ‘Los Blancos’ janë në avantazh për një lëvizje të mundshme të Neymar.

“Unë nuk mund të shoh Neymar duke nënshkruar për Real Madridin, sepse lojtari dëshiron të kthehet te Barcelona, dhe klubi duket i përqendruar në bërjen e këtij realiteti para mbylljes së afatit të transferimeve”, ka deklaruar Rivaldo, përcjell lajmi.net.

“Unë besoj se Barcelona nuk do të lejojë që Neymari t’u ikë, përkundër asaj që ndodhi me largimin e tij disa vjet më parë”./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

13:56 |

TAGS