Legjenda e Chelsea ka një këshillë për skuadrën: ‘Largojeni Higuain, afrojeni Icardin’

Legjenda e Chelsea ka një këshillë për skuadrën: ‘Largojeni Higuain, afrojeni Icardin’

Legjenda e Chelsea ka një këshillë për skuadrën: ‘Largojeni Higuain, afrojeni Icardin’

Duket se Gonzalo Higuain nuk ka bindur me paraqitjet e tij tek skuadra e Chelsea.

Legjenda e Chelsea, Jimmy Floyd Hasselbaink ka dhënë një këshillë për ish skuadrën e tij, se si duhet bërë zgjidhja për sulmin efektiv të skuadrës.

Hasselbaink ka thënë se ‘blutë’ duhet të heqin dorë nga sulmuesi argjentinas, Higuain, dhe të kthehen kah argjentinasi tjetër, Mauro Icardi.

“Chelsea është në nevojë të madhe për një sulmues të provuar, kështu që do të sugjeroja që të lëvizin për Lewandowski apo Icardi në fund të këtij sezoni” ka thënë Hasselbaink, transmeton lajmi.net.

“Icardi do të ishte preferenca ime, pasi nuk jam i sigurt për moshën e Lewandowskit” ka thënë tutje ish sulmuesi.

“Mendoj se Icardi është më i mirë para portës, dhe është më i aftë të adoptohet në Premierligë” ka shtuar ndër të tjerash argjentinasi.

Mbetet të shihet nëse këshillat e Hasselbaink do të dëgjohen ose nëse ato do të hasin në vesh të shurdhër. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS