Leicester vazhdon me fitore, ndjek liderin Liverpool

Leicester vazhdon me fitore, ndjek liderin Liverpool
Tash esht Koha
16:54 | 8 Dhjetor 2019

Leicester ka realizuar një fitore të madhe në udhëtim te Aston Villa.

‘Foxes’ triumfuan me rezultat të pastërt 1:4.

Dy golat e Jamie Vardy (20’ 75’), i cili shënoi në ndeshjen e tetë radhazi në kampionat, si dhe Iheanacho (41’) dhe Evans (49’) ndihmuan në fitoren e mysafirëve.

Grealish (45+2’) ndërkohë shënoi golin e nderit për vendasit.

Ekipi i Brendan Rodgers është ekipi i vetëm që ndjek liderin Liverpool me tetë pikë më pak, 38 përkatësisht 46. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS