Leku apo dashuria? Bukuroshet VIP që zgjodhën partnerë milionerë

Leku apo dashuria? Bukuroshet VIP që zgjodhën partnerë milionerë

Pamela Aliaj – Miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, thuhet në mediat rozë, se është në lidhje prej kohësh me një miliarder indian. 34-vjeçarja duket se ka gjetur dashurinë tek një miliarder, 57-vjeçari Chetaan Sandesara nga India me të cilin Miss Kosova tash po jeton e lumtur. Kjo lidhje thuajse është konfirmuar me anë të një videoje ku Agnesa dëgjohet prapa telefonit, duke xhiruar miliarderin në aeroplanin e tij provat. Madje, ai kohët e fundit po jeton në Nigeri, vend ky të cilin edhe Vuthaj e ka vizituar, ndërsa ata janë takuar në Dubai ku ajo bënte udhëtime mjaft të shpeshta. Agnesa Vuthaj shfaqet në aeroplanin privat të biznesmenit nga India, i zbulohet lidhja me 57-vjeçarin. E jo vetëm Agnesa, një indian tjetër i ka marrë zemrën një bukurosheje tjetër shqiptare.
Morena Taraku
Bëhet fjalë për Morena Tarakun, e cila, gjithashtu, është në lidhje me një miliader nga India, e megjithëse lidhja e tyre ende nuk është konfirmuar, burimet pranë Tarakut thonë se ata tashmë janë në një lidhje serioze. Morena dhe jeta e saj luksoze, ky është ‘koleksioni’ i veturave në oborrin e saj
Genta Ismajli
Megjithatë, një lidhje që tashmë është konfirmuar dhe po duket se po shkon shumë bukur, është ajo e Genta Ismajlit me biznesmenin turk, Husein Usta. Genta dhe Usta kanë dalë në publik në fund të vitit të kaluar, duke konfirmuar se janë bashkë dhe duke treguar se po kalojnë shumë kohë të bukura në praninë e njëri-tjetrit. Çifti po udhëtojnë bashkë në vendet e ndryshme të botës, kanë takuar familjet e madje edhe po bëjnë biznese, kështu duke i hapur edhe shumë dyer Gentës për bashkëpunime me artistë të njohur turk dhe një mundësi për një karrierë në Turqi. Genta Ismajli rrethohet me dhurata super të shtrenjta nga i dashuri





Adelina Tahiri
Ndërkohë, ajo që u kritikua shumë pasi u martua me një burrë që nuk ishte shqiptar, është Adelina Tahiri. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia ka befasuar të gjithë kur ka zbuluar se është martuar me një avokat Maqedoni, i cili është edhe një biznesmen shumë i pasur. Megjithatë, Adelina ka kaluar të gjitha fjalët dhe sharjet dhe momentet e vështira dhe tani po jeton e lumtur me Serjozha Markov dhe me djalin e tyre, Jonin. Të gjitha këto vajza të famshme nga estrada jonë njihen për jetën luksoze që bëjnë, për udhëtimet e shpeshta dhe rrobat super të shtrenjta që vazhdimisht reklamojnë në profilet e tyre në rrjetet sociale dhe veturat e shtrenjta që ngasin!
Angela Martini
Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Angela dhe Dragos kanë tre vite të martuar. Ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre një ceremoni në Las Vegas. Që një familje të jetë sa më e plotë duhen patjetër edhe fëmijët. Modelja ka treguar se do donte të kishte një fëmijë por si fillim kërkon që të jetë mjaftueshëm e përgatitur për një fazë të tillë.
Aurela Hoxha
Modelja shqiptare Aurela Hoxha është zhvendosur të jetojë në Spanjë prej disa kohësh. Edhe pse vjen shpesh në Shqipëri, prej më shumë se dy vitesh, modelja e kalon pjesën më të madhe të kohës në Spanjë. Madje Aurela ka hapur edhe një biznes të vetin në këtë shtet, ku po bashkëpunon me të dashurin milioner. Mësohet se i dashuri i modeles quhet Alban dhe është nga Miloti, por prej disa vitesh tashmë jeton në Spanjë dhe ka një biznes në fushën e hotelerisë. Djaloshi nga Miloti dhe Aurela janë njohur gjatë pushimeve të saj në Spanjë nga miq të përbashkët rreth 3 vite më parë. Që pas takimit të parë, ishte Albani ai që vendosi të vijë drejt Shqipërisë për të kaluar më shumë kohë me të dashurën e tij të re. Ndërkohë bëhet me dije se marrëdhënia e tyre është shumë e konsoliduar edhe me prindërit e të dyja palëve.

TAGS