Lëndimi ‘horror’ i Lloris: Këto janë të rejat e fundit

Lëndimi ‘horror’ i Lloris: Këto janë të rejat e fundit
19:59 | 5 Tetor 2019

Hugo Lloris ka pësuar një dëmtim në pamje të parë shumë të rëndë, gjatë ndeshjes kundër Brighton.

Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ka pësuar një dëmtim që ia ka pamundësuar vazhdimin e lojës, kundër Brighton.

Pamjet e para tregonin një dëmtim shumë të rëndë, por pas ekzaminimeve të para, rezultatet janë më pozitive sesa pritej.

‘ESPN’ bën të ditur se nuk ka rezultuar asnjë thyerje në dorën e Lloris, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se në momentin kur portieri u dëmtua, bëri një gabim të rëndë i cili solli golin e parë të Brighton, në fitoren 3:0. /Lajmi.net/

TAGS