Me 19.08.2019 në ora 12.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” janë çuar B.S.(34) nga Shën Nikolla dhe A.V.(31) nga Shkupi, dytë të punësuar në një firmë në Shkup, që janë lënduar nga rënia prej një lartësie, transmeton Almakos.
Te B.S. janë konstatuar lëndime të rënda, ndërsa te A.V. lëndime të lehta trupore. Për ngjarjen është i njoftuar inspektori i punës. Po punohet për zbardhjen e rastit.