Lëndohen katër persona nga një aksident trafiku në Shtime

Lëndohen katër persona nga një aksident trafiku në Shtime

Të shtunën rreth orës 11:15 në Shtime, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra me targa të Bullgarisë dhe tjetra me targa vendore.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi mashkull dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të Bullgarisë.

Sipas raportit të Policisë, lëndime trupore kanë marrë edhe vozitësi i veturës tjetër me një pasagjer tjetër, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Lënda e rastit i referohet gjykatës kompetente. /Telegrafi/

TAGS