Lëndohet rëndë një grua gjatë hipjes në një autobus lokal në Shkup

Lëndohet rëndë një grua gjatë hipjes në një autobus lokal në Shkup

Me 11.01.2019 në ora 07.05 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”, derisa A.K.(51) nga Shkupi ka hipur nga dyert mbrapa në autobusin e JSP me numër 35 e drejtuar nga Z.P.(55) nga Shkupi, dera është mbyllur dhe A.K. është lënduar rëndë, transmeton Almakos.

Për kontroll A.K. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.

Po punohet për zbardhjen e rastit.