Lëndohet rëndë një punëtor në Gostivar

Lëndohet rëndë një punëtor në Gostivar

Dje rreth orës 13:20 në SPB Tetovë është denoncuar se N.S nga Gostivari ka marrë lëndime të rënda trupore në gjatë punës në një fabrikë në Gostivar.

Siç njoftojnë nga MPB, ai është bartur në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murad’ për ndihmë mjekësore.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i Stacioni Policor Gostivar./Telegrafi/