Me 24.06.2019 në ora 11.40 në SPB Shtip, nga Spitali Klinik në Shtip është lajmëruar se tek to me lëndime të rënda është dërguar D.N.(63) nga Kriva Pallanka, transmeton Almakos.
Sipas paraqitjes në polici, ai është lënduar derisa ka qenë duke kryer punë ndërtimore për një firmë private nga Shkupi në një objekt në rrugën “Leski” në Shtip. Pas ndihmës mjekësore personi është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shtip.