Lëngu i mishit si kurë ideale për shëndetin e zemrës

Lëngu i mishit si kurë ideale për shëndetin e zemrës

Në Shqipëri është përdorur shumë, por së fundmi, lëngu i mishit ka marrë edhe më shumë popullaritet.

Një studim, të cilit i referohet AgroWeb.org, doli në përfundimin që lëngu i mishit ka përfitime dhe në shëndetin e zemrës.

Lëngu i mishit siç të gjithë e dimë, përgatitet nga zierja e kockave të mishit me ujë.

Gatimi i tyre i ngadaltë me ujë dhe pak uthull, bën të mundur që kockat të lëshojnë disa vitamina dhe minerale të nevojshme për organizmin.

Lëngu i mishit ul nivelin e inflamacionit si dhe ndikon në cilësinë e gjumit.

Lëngu i mishit përmban kolagjen, diçka e tillë e lejon që të ndihmojë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës si dhe kockave e nyjeve.

Studiuesit e Kimisë Agrikulturore dhe Ushqimore, u përqendruan më shumë tek amino-acidet dhe peptidet që lëngu i mishit çliron kur shpërbëhet nga sistemi tretës.

Lëngu i mishit dhe shëndeti kardiovaskular

Në veçanti, studimi ku bazohet interesohej për mënyrën se si kockat e ziera arrinin të lëshonin disa proteina të cilat gjatë tretjes, shpërbëheshin në amino acide dhe peptide.

Kur shpërbëhen nga acidet e stomakut, peptidet luajnë një rol të ndryshëm nga ai i proteinave.

Infeksionet mund të nxisin sëmundjet e zemrës
Mënyra se si sistemi ynë imunitar reagon, mund të shpjegojë se përse disa infeksione mund të shkaktojnë përkeqësim të shëndetit të zemrës.

Studimi përqendrohej në mënyrën se si peptidet mund të eliminonin disa enzima që lidheshin me sëmundjet e zemrës.

Këto enzima e rregullojnë çdo aspekt të sistemit kardiovaskular.

Për shembull angiotensina përdoret për të trajtuar tensionin e lartë si dhe sëmundjet me bazë inflamacionin e mureve të zemrës.

Nëse studiuesit do të krijonin një burim ushqimor për këto pepdite, do të ishte shumë përfituese për personat që rrezikohen nga sëmundjet e zemrës.

Sipas të dhënave nga studimi, mund të kuptohej roli i lëngut të mishit në uljen e tensionit të lartë, parandalimin e diabetit të tipit 2, obezitetit dhe sëmundjeve inflamatore.

Përfitimet potenciale për zemrën

Studimi arriti në përfundimin se peptidet, mund të bllokonin enzimat që lidheshin me sëmundjet e zemrës, dhe pas gatimit dhe tretjes së tyre nga acidet e sistemit tretës.

Për më tepër, këto peptide kishin një strukturë të thjeshtë që i mundësonte lëvizjen përmes mureve të sistemit tretës.

Kockat që përdoren për të përgatitur lëngun e mishit, kanë një impakt pozitiv në shëndetin e sistemit kardiovaskular si dhe reduktim të problemeve me tensionin për konsumuesit.

Sigurohuni për cilësinë e mishit që blini.

Blini në dyqane të autorizuara e të pastra.

Lexoni më poshtë për të mirat nëse pini lëng mishi për shtatë ditë.

Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir magjik për organizmin.

Lëngu i mishit dhe i kockave është shumë i pasur me ushqyes dhe për më tepër përgatitet shumë lehtë në kuzhinë.

Sipas të dhënave, ky lëng është një nga burimet natyrale më të pasura të kolagjenit, një proteinë kaq e dobishme për të gjithë trupin.

Kolagjeni është i nevojshëm për të mirëmbajtur shtresat e stomakut, për të përmirësuar tretjen dhe parandaluar probleme të rënda shëndetsore.

Për më tepër, xhelatina tek ky lëng përmirëson ekuilibrat e baktereve të mira dhe parandalon çrregullimet autoimunitare.

Lëngu i Mishit, Ushqimi i Rinisë

Kolagjeni që ofron lëngu i mishit përmirëson paraqitjen e lëkurës.

Kjo e fundit është më e hidratuar ndërkohë që kolagjeni shmang rrudhat dhe plakjen e lëkurës.

Gjumë Më Të Mirë

Ekspertët thonë se amino acidet tek lëngu i mishit nxisin prodhimin e hormoneve të gjumit dhe përmirësojnë kujtesën.

Lëngu Magjik Për Kocka Të Forta

Fosfori, magnezi dhe kalçiumi tek lëngu i mishit janë shumë të dobishme për dendësinë kockore të njeriut.

Nëse vuani nga dhimbjet e kyçeve atëherë duhet të konsumoni më shumë supë me lëng mishi.

Humor Më i Mirë

Lëngu i mishit rikthen humorin e mirë.

Ai përmirëson ekuilibrat e baktereve të mira në stomak.

Një stomak i shëndetshëm, përkthehet në një gjendje shpirtërore të mirë e të pandikueshme nga stresi.

Kur bakteret e shëndetshme në organizëm janë në ekulibrat e duhur, ato dërgojnë sinjale tek truri duke i thënë që të jetë i lumtur.

Për të marrë një dozë të lartë vlerash nga lëngu i mishit, ju mund të provoni ta konsumoni atë për shtatë ditë të plota.

Një regjim i tillë ushqimor ju ushqen me amino acide, vitamina, minerale, antioksidantë, kolagjen dhe elektrolite.

Si Të Konsumoni Lëngun E Mishit Në 7 Ditë

Regjimi shtatë ditor nis në dy ditët e para duke konsumuar rregullisht ditën e parë nga një gotë me lëng mishi sa herë që të jeni të uritur, dhe shumë ujë.

Dëshira për ushqim do të jetë e madhe por mund t’ia dilni.

Mëngjesin e ditës së dytë niseni duke pirë një gotë me ujë me limon dhe më pas sërish vetëm lëng mishi gjatë gjithë ditës.

Do të kuptoni se ndiheni më energjikë se zakonisht.

Në ditën e tretë, pas ujit me limon, mund të hani mëngjes me vezë, spinaq, lëng mishi dhe fruta.

Në drekë mund të konsumoni barishte dhe peshk dhe sërish lëng mishi.

Në darkë, një gotë me lëng mishi bashkë me një sallatë.

Do të flini shumë mirë dhe do të ndiheni të qetë.

Të njëjtin regjim ushqimor si ditën e tretë mund të ndiqni edhe gjatë katër ditëve të tjera të mbetura në vijim.

Një regjim të tillë mund ta ndiqni rreth një herë në dy muaj.

Do të kuptoni që keni më shumë energji, optimizëm dhe gjallëri.

Do të kuptoni gjithashtu se jeni duke bërë një gjumë të mirë dhe nuk jeni më të lodhur.

Disavantazhi i këtij regjimi ushqimor është që ngadalëson metabolizmin dhe e bën të vështirë aktivitetin fizik.

Megjithatë, lëngun e mishit mund ta pini edhe duke e shoqëruar me vakte të plota, të pasura me fruta dhe perime të shëndetshme./AgroWeb.org

TAGS