Lëngu i trushive ju ndihmon pasi keni pirë alkool

Lëngu i trushive ju ndihmon pasi keni pirë alkool

Kur zgjoheni me dhimbje koke pas një natë që keni pirë shumë është një ndjesi shumë e sikletshme që do t’ju pengojë gjatë gjithë ditës.

Në këtë situatë duket sikur nuk keni asnjë zgjidhje për të larguar ndjenjën e dhimbjes së kokës dhe të ndjerit gojën e thatë.

Lëngu i turshive

Sipas mjekëve këto ndjesi shkaktohen sepse alkooli ju dehidraton si dhe me shumë mundësi kur keni pirë keni qëndruar pa gjumë.

Një nga këshillat që jepet në këto raste është të konsumoni lëng turshie, pasi ju ndihmon të rikuperoni elektrolitet e humbura nga alkooli.

Megjithatë, nuk duhet të mjaftoheni vetëm me kaq. Kur humbisni ujë nga trupi juaj është shumë e rëndësishme ta zëvendësoni atë. Prandaj, pini sa më shumë lëngje, ujë, përpiquni të flini dhe gjithashtu nëse nuk lehtësoheni, pini ndonjë paracetamol ose ibuprofen.

Mënyra më e mirë për të “trajtuar” ndjesinë, dhimbjen e kokës pas dehjes është ta parandaloni atë duke mos konsumuar shumë pije alkoolike.

TAGS