Leno beson pas ardhjes së Arteta: Mund të kthehemi në top katërshe

Leno beson pas ardhjes së Arteta: Mund të kthehemi në top katërshe
23:01 | 23 Dhjetor 2019

Portieri i Arsenal, Bernd Leno, është shprehur optimist për pjesën e mbetur të sezonit në Premierligë.

Arsenal janë nëntë pikë larg zonës që dërgon në Premierligë, por skuadra tashmë ka emëruar një trajner të ri. Mikel Arteta do të marrë timonin e skuadrës.

Pas kësaj lëvizje, Leno është optimist se skuadra e Arsenal mund të rikthehet në top katërshe, deri në fundin e sezonit.

“Ne luajmë kundër të gjithë top gjashtës. Ne kemi shumë mundësi të fitojmë ato ndeshje. Ne besojmë akoma. Është në duart tona” ka thënë Leno, i pyetur për top katërshen, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të tregojmë mentalitetin tonë, duhettë luajmë futboll të mirë dhe mendoj se pastaj ne do t’i kemi mundësitë tona” ka shtuar gjermani.

Arsenal deri në këtë pikë sezoni ka ardhur i udhëhequr nga Unai Emery dhe Freddie Ljungberg, duke marrë rezultate negative.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë përmirësimet që do të vijnë nga Mikel Arteta, i cili deri tani ka punuar me Pep Guardiola. /Lajmi.net/

TAGS