Lente të ‘Fast & Furious 8’/ Rrëfehet Ermali: “I love Tropoja” kushtoi më shumë se 700 mijë euro

Lente të ‘Fast & Furious 8’/ Rrëfehet Ermali: “I love Tropoja” kushtoi më shumë se 700 mijë euro

Ermal Mamaqi ka ndarë me publikun detaje nga filmi i tij i fundit “I love Tropoja”, që pritet të dal në 29 janar. I ftuar në emisionin “Wake Up” ai ka thënë për herë të parë dhe shifrën sesa ka kushtuar ky film.  “Kostot janë relativisht të larta dhe mendoj që është bërë një investim i madh për një film të këtij zhanri, pra një film të pavarur, që nuk ka mbështetjen e Qendrës apo shtetit, por varet vetëm nga financat e gjeneruara nga mbështetësit e filmit, që janë sponsorat.





Filmi ka kushtuar mbi 700,000 mijë euro deri tani, sepse është një projekt që ka një ekip nga Kosova dhe Turqia dhe aparaturat dhe teknologjia është e nivelit të fundit. Mund të them se vetëm lentet që janë përdorur në këtë film janë të njëjtat lente që janë përdorur për ‘Fast & Furious 8’.” Më tej Ermali tha se ky film është një përpjekje për promovimin e Tropojës, si dhe për të larguar ‘namin’ e keq që kanë, sidomos pas filmit “Taken”.

TAGS