Lëre vjeshtën të hyj në shtëpinë tënde

Lëre vjeshtën të hyj në shtëpinë tënde

I kemi thënë lamtumirë verës,ditëve të nxehta, tani është koha të krijojmë ambiente të këndshme dhe të ngrohta nëpër shtëpitë tona.

Është e pabesueshme se sa mundësi kemi për të zbukuruar ambientet tona  në vjeshtë me çdo gjë nga natyra.  Gështënjat, kungujt, mollat, arrat, janë vetëm disa nga frutat e shumta me të cilat mund të krijoni dekore të mrekulluesëem. Nëse keni vendosur ta dekoroni shtëpinë atëherë kjo është koha e duhur për të krijuar një ambient unik dhe ideal për ditët e ftohta.

Nrohtësi në hyrje të shtëpisë

Kungulli nuk është vetëm  i shëndetshëm për të ngrënë, por edhe për të zbukuruar hyrjen e shtëpisë tuaj. Vendosni grumbuj kungujsh në dy anët e hyrjes së shtëpisë pranë luleve dhe do të krijoni një imazh fantastik para shtëpisë tuaj.

Dhoma e ndejës, ideale për dekor në vjeshtë

A  ju duket sikur dhoma e ndejës suaj  duket e ftohtë? Atëherë inspirohuni nga kjo fotografi dhe shtoni më shumë ngjyra. Jastëket  me ngjyrat e vjeshtës janë zgjidhje ideale për ti dhënë dhomës së ndejës një imazh krejt tjetër. Po ashtu edhe vazot me ngjyrat e dheut, ndonjë batanije pambuku ia shtojnë më shumë hijëshinë dhe ngrohtësinë ambientit tuaj.

Mos e anashkaloni dekorin prej druri

Druri nuk është bërë vetëm për tu ngrohë, por është gjithashtu shumë i përshtatshëm për dekor.

Vjeshtë mbi tavolinen e ushqimit

Gjithçka është e vlefshme dhe mund t’ju hyjë në punë. Gjeni shirita të hollë të tejdukshëm dhe ngjitni gjethe vjeshtë në to dhe lidhni në abazhurin e dhomës e ngrënies. Kujdesuni që të mos i leni shumë poshtë, që të mos ju shpërqëndrojnë kur darkoni…

Gjethe vjeshtë gjithandej

Jepni raftit tuaj ngrohtësinë e  që të jep natyra në vjeshtë. Mblidhni në oborrin tuaj ose në kohën kur shëtiteni në natyrë, gjethe të mëdha, të bukura me ngjyra që i falë vetës vjeshta dhe dekorojeni raftin e librave me shumë ëmbëlsi.

TAGS