Stacioni i ri filtrues për ujëra të zeza në Gjevgjeli sot u lëshua në përdorim. Ai ka kapacitet për trajtimin e ujërave të zeza prej 30.000 banorëve.
Ndërtimi i këtij stacioni filtrues për ujëra të zeza paraqet projekt trilateral me vlerë prej 10,6 milionë eurosh, në ndërtimin e së cilës kanë marrë pjesë Maqedonia, Zvicra dhe Greqia.
Në lëshimin në përdorim të stacionit morën pjesë kryeministri Zoran Zaev, ambasadorja e Zvicrës Sibil Suter Tehada, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, kryetari i komunës së Gjevgjelisë Sasho Pockov, si dhe mysafirë nga Greqia.
Kryeministri Zaev theksoi se ky është stacioni i pestë filtrues për ujëra të zeza, përveç atyre në Strumicë, Radovish, Kërçovë dhe Prilep të cilët tashmë punojnë dhe mundësojnë mjedis jetësor shumë më të shëndetshëm dhe më të pastër.
“Investimi në ndërtimin e këtyre stacioneve filtruese është shumë i rëndësishëm për mjedis të pastër jetësor, përmirësimin e cilësisë së ujit, si dhe mbrojtjen dhe përparimin e shëndetit te qytetarët. Në lumin Vardar tashmë nuk do të derdhen ujëra të zeza nga komuna e Gjevgjelisë, por ujë i filtruar, i cili do ta përmirësojë cilësinë e ujit në lumin Vardar përgjatë Gjevgjelisë dhe në këtë mënyrë do të plotësohen kërkesat e direktivës kornizë për ujërat”, theksoi Zaev.
[embedded content]