Lëvizja BESA në krye me Afrim Gashin sot në Kumanovë zhvilloi fushatë PËR referendum (FOTO)

Lëvizja BESA në krye me Afrim Gashin sot në Kumanovë zhvilloi fushatë PËR referendum (FOTO)

“Lëvizja BESA në krye me Afrim Gashin sonte qëndruan në Kumanovë, ku realizuan marshutë me aktivistët e saj partiak. Në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi bashkë me simpatizantët dhe aktivistët e BESËS , sonte realizuan marshutë ku u takuan me shumë qytetarë të Kumanovës, ku mes tjerash theksuan nevojën dhe rëndësinë për dalje masovike në ditën referendumit më 30 shtator. Pos marshutës që u organizua nga aktivistët e BESËS në Kumanovë, simpatizantët e Lëvizjes Besa e përmbyllën aktivitetin e tyre duke ju bashkëngjitur edhe tubimit qendror të partive qeveritare, e cila u mbajtë sonte në Kumanovë” – thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.